Christian Pulisic ka fituar besimin e trajnerit Frank Lampard dhe ka nisur nga minuta e parë ndeshjen ndaj Burnleyt.
Ylli amerikan tregoi sa vlen duke realizuar tre gola në fitoren e madhe të Chelseat 2-4.
Pulisic u bë lojtari më i ri në histori të Chelseat që realizon het-trik me 21 vite e 38 ditë, duke ia thyer këtë rekord sulmuesit anglez Tammy Abraham.
Sulmuesi shtatgjatë javë më parë u bë lojtari më i ri në histori të Chelseat që shënoi het-trik me 21 vite e 347 ditë në fitoren 2-5 të londinezëve ndaj Wolves.
Amerikani tani ka folur për këtë rekord të klubit, duke thënë me shaka se shoku i skuadrës nuk është i lumtur.
“Jam i sigurt se Abraham nuk është i lumtur që nuk e ka më rekordin, por unë po”, ka thënë Pulisic duke qeshur pas ndeshjes.
“Tammy është një lojtar i rëndësishëm i ekipit dhe sigurisht që është i lumtur me fitoren e arritur. Ishte një ditë e veçantë për mua. Më duhej një ndeshje si kjo”, deklaroi Pulisic.
Krejt në fund reprezentuesi amerikan tha se është i emocionuar që është pjesë e një klubi si Chelsea.
“Unë jam thjesht i emocionuar që jam në një klub si Chelsea. Shpresojmë të bëjmë gjëra të mëdha”, deklaroi Pulisic. /Telegrafi/