Site icon Telegrafi

Seanca e parë stërvitore e Pulisic me Chelsean që nga transferimi i tij

(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter/Chelsea FC)

Christian Pulisic i është bashkuar skuadrës së Chelseat për herë të parë që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmundi për 58 milionë funte (64 milionë euro).

Futbollisti amerikan e kompletoi kalimin e tij në Stamford Bridge në muajin janar, mirëpo qëndroi te BVB në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Ai ka munguar të udhëtimin parasezonal në Irlandë për shkak të angazhimeve me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Christian Pulisic

Por, 20-vjeçari iu është bashkuar lojtarëve të Frank Lampardit në stërvitjet në Japoni dhe tashmë i ka lënë mbresa legjendës së Chelseat.

“Është një transferim i madh për të te një klub i madh dhe është një top lojtar i ri, i cili do të shkojë vetëm në një drejtim”.

“Ishte e rëndësishme që ta fillonim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme… Do të kemi nevojë për të”, ka thënë më herët Lampard. /Telegrafi/

Exit mobile version