Telegrafi

Pulisic njofton largimin nga Chelsea: Më duhet të shkoj atje ku më besojnë

Christian Pulisic ka njoftuar se synon të largohet nga Chelsea.

Sulmuesi amerikan pranon se është koha për t’u ndarë nga Blutë për të luajtur vazhdimisht.

“Ky afat i transferimeve është absolutisht një kohë ku unë duhet të kuptoj se çfarë është më e mira për të ardhmen time”, ka deklaruar Pulisic për ESPN.

Lexo po ashtu E duan Juventus e Milan, por Lyoni po ia rrëmben gjigantëve italian Christian Pulisicin

“Diku ku mund të shkoj dhe të luaj dhe të kem besim dhe të ndihem mirë në atë që po bëj”.

“Dua ta gjej sërish atë gëzim në nivel klubi”, ka shtuar më tej amerikani.

Lyon është klubi më i fundit i madh evropian që ka shprehur interesim për Pulisic ditët e fundit.

Ai ka oferta edhe nga Serie A e Bundesliga, andaj në ditët e ardhshme pritet të ketë ofertë konkrete për të. /Telegrafi/