Thomas Tuchel zbuloi saktësisht se sa e vështirë do është jeta si menaxher i Chelseas të mërkurën në mbrëmje, jo për shkak të lojës me Wolves, por për shkak se Cesar Azpilicueta nuk është një emër i lehtë për t’u shqiptuar.
Menaxheri i ri i Chelseat mori detyrën nga Frank Lampard të martën, por ishte drejtpërdrejt në veprim dhe mori kontrollin e ekipit për ndeshjen kundër Wolves dje (e mërkurë).
Fatkeqësisht për gjermanin, skuadra nuk ishte në gjendje të fitonte, me ekipin e Nuno Espirito Santos që mori një barazim 0-0 në Stamford Bridge, edhe pse Blutë kishin më shumë mundësi.
Fillimi i Ligës Premier për Tuchel ishte i vështirë, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në shqiptimin e emrave të lojtarëve të tij.
Një video zbavitëse tregoi që Tuchel thërriste Azpilicuetan pak para pjesës së dytë për t’i dhënë atij disa udhëzime përfundimtare. Pasi bisedoi me spanjollin, Pulisic erdhi për të korrigjuar shqiptimin e emrit nga ana e trajnerit të tij.
https://twitter.com/TheLampardView/status/1354714235763232768
Pas ndeshjes ish-trajneri i PSG-së u pyet për përdorimin Pulisicit nga bankina dhe ai zbuloi se ndjente se e dinte se mund t’i besonte amerikanit nga bankina, pasi kishte punuar me të në Gjermani.
Ai gjithashtu konfirmoi se 22-vjeçari me të vërtetë e kishte korrigjuar atë se si të thoshte drejt emrin e Azpilicuetas. /Telegrafi/
"Hey coach, you are pronouncing the name wrong of Azpi!" 😂
Thomas Tuchel shares details of his half-time joke with Christian Pulisic and Chelsea's first performance of his reign 🔵
🔗 https://t.co/9OiC0ezXrS pic.twitter.com/9gqiRhXVI8
— Hayters TV (@HaytersTV) January 27, 2021