Telegrafi

Pulisic: Gjithmonë kam dashur të luaj në Ligën Premier, stili i Chelseat më përshtatet

Christian Pulisic ka folur për të parën herë pas kompletimit të marrëveshjes së tij për transferim nga Borussia Dortmundi te Chelsea.

Ylli amerikan kompletoi transferimin e tij para disa ditësh te Chelsea për 57.6 milionë funte (63.74 milionë euro).

Megjithatë, Pulisic do të duhet të pres deri në verë për të luajtur me Blutë dhe për këtë ai ka thënë se mezi pret pasi dëshira e tij ishte të luante në Angli me Chelsean.

Lexo po ashtu Dortmundi zyrtarizon shitjen e Pulisicit te Chelsea

“Gjithmonë kam dashur të luaj në Ligën Premier dhe unë jam duke pritur për të luajtur”, ka thënë fillimisht Pulisic.

“Siç thashë në deklaratën time në mediat sociale, jam njëqind për qind i angazhuar për pjesën tjetër të sezonit dhe do të doja të kisha një fund të lumtur me Dortmundin”.

“Gjithmonë më pëlqente mënyra se si Chelsea luante dhe vazhdon të luajë futboll edhe sot, dhe mendoj se stili i tyre më përshtatet shumë mirë”.

Lexo po ashtu Pulisic bëhet blerja e tetë më e shtrenjtë në histori të Ligës Premier, rekordi mbahet nga Pogba

“Nuk dua të flas për interesimin e Liverpoolit, jam i lumtur që kam bërë vendimin tim për t’u bashkuar me Chelsean”.

“Koka ime tani është pak më e lirë, shpresoj që njerëzit të kuptojnë vendimin tim dhe gjithashtu të dinë se do të jap gjithçka këtu deri në fund dhe dëshiroj të ndihmoj që sezoni jonë të jetë i mrekullueshëm”, përfundoi amerikani. /Telegrafi/