Site icon Telegrafi

Pulisic me asistimin ndaj Salernitanas barazoi rekordin e legjendës së Milanit

Ylli i Milanit, Christian Pulisic, e ka mbyllur sezonin me stil pasi dhuroi një tjetër asistim të mrekullueshëm në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Salernitanas, për të barazuar rekordin që mbahej nga legjenda e klubit Kaka.

25-vjeçari tregoi edhe një herë tjetër formën e tij të mirë për ‘Rossonerët’, duke dhuruar një asistim të bukur për Davide Calabrian në minutën e 77-të.

Pulisic dhuroi një krosim fantastik brenda zonës, që i lejoi Calabrias të shënonte me kokë për ta çuar rezultatin në 3-1.

Përkundër ndeshjes së madhe që ka bërë ylli amerikan, ajo nuk ishte e mjaftueshme që Milani në fund të arkëtojë tri pikët pasi ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 3-3.

Ky asistim do të thote se Pulisic është bërë vetëm lojtari i dytë i Milanit që përfshihet në më shumë se 20 gola gjatë një sezoni të vetëm.

Ish-lojtari i Chelseat ka 12 gola dhe tetë asistime, dhe kështu ka barazuar rekordin e legjendës Kaka, i cili kishte kontribuar në 20 ose më shumë gola gjatë tri sezoneve të tij të para me klubin italian.

Pulisic është vetëm njëri prej tre lojtarëve të Serie A që regjistron 15 gola dhe 10 asistiem në të gjitah garat këtë sezon. Përveç tij, të njëjtën e kanë bërë edhe Rafale Leao me Paulo Dybalan.

Sidoqoftë, nuk ka kohë për të pushuar për Pulisic pasi ai duhet të bëhet gati për Copa American që do të mbahet në shtetin e tij.

Kjo garë e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës premton një spektakël veror dhe ylli i Milanit do të shpresojë që ta udhëheqë shtetin e tij drejt lavdisë për herë të parë në histori të tyre./Telegrafi/

Exit mobile version