Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, u shqetësuan nga veprimi i disa të rinjve në Malajzi, që e lidhën një pulë me parashutë dhe e lëshuan prej aeroplanit të lehtë nga lartësia.
Shpejtësia me të cilën lëvizte fluturakja, ka mundur ta përfshinte shpezën duke i shkaktuar lëndime të mëdha, transmeton Telegrafi.
“Gjesti më i pakuptimtë dhe i turpshëm ndaj një kafshe, lojë bizare”, ka shkruar një komentues.
Realizuesit e këtij veprimi kanë thënë se ishte vetëm një eksperiment, që nuk i ka shkaktuar pulës asnjë shqetësim.
Këto shpezë shtëpiake, janë shumë të rënda dhe i kanë krahët e dobëta për të fluturuar. Në raste të rralla fluturojnë deri në tri metra lartësi, ndërsa nuk shkojnë më gjatë se dhjetë metra, para se të bien në tokë. /Telegrafi/
https://youtu.be/0QgXIZtc-Lc