Pulëbardhat ndonjëherë dinë të jenë krijesa të bezdisshme.
Zakonisht njihen për “gjuetinë” që ato e bëjnë për patatina ose ndonjë ushqim që ato e shohin në plazhe, por ndonjëherë dinë të jenë edhe agresive gjatë kërkimit të tyre për ushqim.
Megjithatë një grua nga Uellsi tani pretendon se një shpend i tillë ka filluar një “fushatë të vazhdueshme të ngacmimit” ndaj saj dhe familjes së saj, transmeton Telegrafi.
Ceri Bradshaw e ndau eksperiencën e saj me pulëbardhën me përdoruesit e Twitter.
The struggle is real. This seagull carried out a sustained campaign of harassment to us a few years ago. Used to wake me up at 5am with this kind of shit for months on end.Took some serious strategy to beat it. I shot it in the end (not really, don’t lose your shit tweeps) pic.twitter.com/cIlQf5UEq9
— Ceri Bradshaw 🖤🧠 (@ceribrad) June 2, 2022
Ajo shkroi “është eksperiencë e keqe”.
“Kjo pulëbardhë ka disa kohë që bën një fushatë të vazhdueshme ngacmimi ndaj neve. Ka pasur një periudhë disa mujore që ajo më zgjonte në orën 5 të mëngjesit”, vazhdoi Ceri shkrimin e saj.
“U deshën disa strategji për ta larguar. Në fund e qëllova (me të vërtetë nuk e qëllova, mos u nervozoni)”, tha tutje ajo duke bërë shaka.
Përdoruesit e pyetën Bradshaw se si ia doli të përballej me zogun “problematik” kur ai i zgjonte herët, ajo tha “pistoletat me ujë më ndihmuan mjaft shumë”. /Telegrafi/