Përgatitja e pulës është gjithmonë një ide e mirë. Opsionale darkë dhe drekë!
Por, gjithmonë shijon më shumë nëse përgatitet me enë të duhura siç janë enët CopperLUX të cilat mund t’i shihni duke klikuar KËTU.
RECETA E PULËS ME UTHULL BALSAMIKE
PËRBËRËSIT:
- Pulë e freskët
- Kripë dhe piper i grirë i freskët
- 2 lugë gjelle vaj ulliri extra virgin
- 250 ml verë e bardhë
- 250 ml uthull balsamike
- 2 lugë gjelle kaperi
- 1/2 kupë me ullinj kallamat, pa bërthama
- 2 lugë gjelle salcë domatesh
- 500 ml lëng pule
- Majdanoz i freskët i grirë
Marinojeni mishin me kripë dhe piper. Ngrohni vajin e ullirit në tavën Delimano CopperLUX dhe skuqni pulën nga të gjitha anët. Shtoni verë dhe uthull balsamike dhe gatuajeni derisa shumica e lëngut të avullojë duke e veshur mishin nga të gjitha anët. Shtoni ullinjtë dhe salcën e domateve dhe pjekni për 5 minuta. Shtoni lëngun, ulni nxehtësinë dhe lëreni derisa pula të bëhet gati, për rreth 10 minuta. Hidhini sipër majdanoz dhe shërbejeni me perime të cilat mund t’I zieni paraprakisht në tenxheren e thellë CoppeLUX.
Perimet dhe majdanozin e prerë zieni në tenxheren e thellë Delimano CopperLUX në ujë të vluar me kripë. Shtoni sipas dëshirës kripë dhe piper të bluar.