Telegrafi

Pulë e pjekur me diell

Tajlandezët me imagjinatë kanë zbuluar një mënyrë origjinale për shfrytëzimin e energjisë së diellit – pjekje të pulave në skarën e rrugës.

Zbulimi i Sila Sutharatas nuk e ka tërhequr vetëm vëmendjen kalimtarëve kureshtarë por edhe të shkencëtarëve japonezë të cilët janë interesuar për “furrën” e tij solare.

Në fakt Sila gjatë pjekjes së pulës shfrytëzon pasqyra të vogla të cilat reflektojnë rrezet e diellit në pula dhe si thotë ai, për pjekjen e një pule prej 1.6 kilogramësh i nevojiten vetëm 10 minuta.

Mirëpo as teknika e tij nuk është tërësisht e përsosur, sepse furra solare i punon vetëm prej orës 7 deri në 11 të mëngjesit, e gjatë ditëve me re pjekja i zgjat dyfish më shumë.

Përkundër të gjithave ai arrin të pjek nga 50 pula në ditë dhe i shet ato nga pesë dollarë, e duke marrë parasysh që temperaturat çdo ditë janë më të larta si dhe çmimi i karburanteve bëhet fjalë për një zbulim që meriton lëvdata.