Ayam Cemani janë pulat më të shtrenjta në botë. Ato arrijnë një çmim deri në 2.500 dollarë.
Veçantia e këtyre pulave qëndron tek fakti që ato janë të zeza si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.
Puplat e tyre janë të zeza, sqepat, kthetrat, madje edhe mishi, eshtrat dhe të gjitha organet e brendshme janë të tilla.
I vetmi element jo i zi i këtyre shpendëve është gjaku, i cili ka ngjyrë të kuqe, siç është tek të gjithë kafshët, shpendët dhe njerëzit, transmeton oranews.
Këto pula janë të zeza për shkak të karakteristikës gjenetike të njohur si “fibromelanosis”, e cila ndihmon në përshpejtimin e krijimit të qelizave të zeza të pigmenteve.
Mishin e kësaj pule e vlerësojnë shumë.