Prej ditës së shtunë ata kanë hapur dyert e shtëpive për të përkujtuar atë ngjarje të dhimbshme që njihet si "Tragjedia e Gjegjanit", në të cilën, nga përmbysja e autobusit të linjës Durrës-Fushë Arrës dhe rënia në humnerë, humbën jetën 15 pasagjerë dhe u plagosën disa të tjerë, raportoi BW.
Albiona Marku, 13 vjeçarja e cila qëndroi për orë të tëra mes viktimave në morg, u "ngjall" falë intuitës së një mjeku në spitalin ushtarak, i cili e kishte ndjerë pulsin. Në aksident Albana humbi nënën dhe vëllain, ndërsa ishin nisur për pushime tek gjyshja.
Familjarët apelojnë për ndërhyrje në segmentin rrugor Reps- Fushë Arrëz, që rruga të mos marrë më jetë njerëzish./Telegrafi/