Telegrafi

Puigdemont: Unë jam presidenti i Katalunjës

Udhëheqësi katalunas, Carles Puigdemont, i bëri thirrje qeverisë spanjolle që ta lejojë të kthehet në Spanjë, për të marrë pjesë në sesionin e parë të Parlamentit të ri katalonas e të bëhet presidenti i ri i Katalunjës.

Partitë e krahut të pavarësisë kanë fituar shumicën në Parlament në zgjedhjet e fundit rajonale, por ende nuk është e sigurt nëse Puigdemont dhe udhëheqësit e tjerë, do të jenë në gjendje të marrin pjesë në seancën parlamentare. /KP/