Telegrafi

Puigdemont tanimë gjendet në Belgjikë, ka angazhuar edhe një avokat

Lideri i shkarkuar i Katalonisë, Carles Puigdemont po qëndron në Belgjikë, ku ka angazhuar një avokat, ndërsa nuk dihet nëse do të qëndrojë në Belgjikë për të kërkuar azil politik.

“Unë mund të konfirmoj se Carles Puigdemont më ka angazhuar si përfaqësues ligjor, si dhe aktualisht ai gjendet në Belgjikë”, tha avokati belg Paul Bekert, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse Puigdemont do të kërkojë azil në shtetin belg.

Belgjika është shprehur e gatshme që t’i ofrojë azil liderit të Katalonisë, i cili ka shpallur pavarësinë e rajonit nga Spanja. /Telegrafi/