Avokati i ish-liderit katalonas Carles Puidgemont, Jaume Alonso Kuevilas, deklaroi sot se klienti i tij është në formë të përkryer psikike dhe fizike dhe se me guxim dhe vendosmëri do të presë vendimin e drejtësisë gjermane nëse do të ekstradohet në Spanjë.
Ai këto deklarata i bëri për media para burgut në Nojnmunster, në të cilin ndodhet Puidgemont.
Ish-lideri katalonas u arrestua ditë më herët nga policia gjermane derisa po tentonte të kalojë në Danimarkë.
Arrestimi i tij u bë sipas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Spanja. /kp/Telegrafi/