Trajneri i Leicester Cityt, Claude Puel ka folur rreth mbrojtësit të tij, Harry Maguire, i cili sipas tij do të kalojë te Manchester Unitedi, por vetëm për dy orë.
Puel ka ironizuar rreth transferimit të mbrojtësit anglez, Maguire te United.
Sipas tij një gjë e tillë do të ndodh vetëm për dy orë, kur të jenë kundërshtar.
“Mund të konfirmoj se ai do të shkoj në Mançester”, ka thënë fillimisht Puel.
“Por, vetëm për dy orë kur ne do të luajmë ndaj tyre të premten”.
“Jam i lumtur që i kemi mbajtur lojtarët tanë më të mirë”, përfundoi trajneri francez.
Ndryshe, Leicesteri gjatë ditës arriti marrëveshje me kroatin, Felip Benkovic. /Telegrafi/