Site icon Telegrafi

Pudra kamuflon fytyrën

Së pari duhet ditur se cili është tipi i lëkurës suaj, ashtu që të shfrytëzoni pudrën e lëngshme që ju përshtatet. Pudrat e lëngshme janë në princip ‘të rënda’, sepse përmbajnë në vete mikro-grimcues, përbërës të cilët i mundësojnë pudrës që t’i përshtatet mirë lëkurës dhe ta kamuflojë mirë atë.

Zakonisht bëhen pudra të lëngshme me faktor mbrojtës. Ekzistojnë pudra me teksturë silikoni, që do të thotë se grimcat janë ashtu të shpërndara që të mos bien në pore, por të qëndrojnë në sipërfaqe të lëkurës, kështu që mund të mbahen gjatë tërë ditës.

Nëse doemos duhet të fshihni mangësitë në fytyrë, është mirë të shfrytëzoni kremrat e tonuara. Ato janë kryesisht hidratues, nuk i mbyllin poret, i japin ton lëkurës. Edhe kremrat kanë faktor mbrojtës.

Pasojë e përdorimit të pudrës gjatë verës është teni i keq, ndërsa teni i keq nuk mund të fshihet tërësisht, teksa teni i mirë është vetëm teni i shëndoshë, të cilit i kushtohet kujdesi i duhur. /Telegrafi/

Exit mobile version