Mjekët larguan kërmillin e vogël që gjetën brenda puçrrës së një 11-vjeçari – duke shënuar kështu, rastin e parë të këtij lloji në historinë mjekësore.
Gjallesa ishte rritur për një kohë të gjatë, në bërrylin e fëmijës së paemëruar, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha dhe të vazhdueshme, transmeton Telegrafi.
Pasi ia larguan, mjekët e spitalit në Los Angelse të Shteteve të Bashkuara, ia dhanë që të luate dhe ta ndajë këtë histori me miqtë.
Sipas të gjitha gjasave, fëmijës i kishin hyrë vezët e kërmillit në një plagë të vogël, teksa lahej në pishinën e cekët të mbushur me molusqe.
Kërmilli ka pasur ushqim të bollshëm dhe është rritur deri në katër milimetra, duke infektuar puçrrën e mbushur me qelb, derisa nuk u trajtua në mënyrë klinike. /Telegrafi/