Site icon Telegrafi

Puçi i kushton Turqisë 90 miliardë euro

Tentativa për grusht shteti ushtarak më 15 korrik i ka kushtuar ekonomisë turke 90 miliardë euro dhe ka sjellë anulimin e miliona rezervimeve turistike, deklaroi ministri i Tregtisë, Bulent Tufenkci, i cituar sot nga media turke.

“Nëse llogarisim të gjithë avionët luftarakë, helikopterët, armët, bombat dhe godinat e dëmtuara, vlera arrin të paktën 300 miliardë lira (rreth 90 miliardë euro), sipas përllogaritjeve të para”, theksoi Bulent Tufenkci, duke përfshirë këtu edhe anulimet e porosive nga jashtë apo të paketave turistike.

Gjatë mbrëmjes së 15 dhe 16 korrikut, një grup ushtarakësh u përpoq të përmbyste presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe qeverinë e tij, duke marrë tanke, duke goditur ndaj trumave me njerëz dhe duke bombarduar shumë objektiva mes të cilëve edhe Ankaranë. Puçi dështoi por numri i viktimave arriti në 271 persona.

Exit mobile version