Site icon Telegrafi

I publikuan një lajm të rremë që ka pësuar sulm, reagon Ermal Fejzullahu: Jam shëndoshë e mirë dhe nuk kam asnjë problem me shëndetin

Ermal Fejzullahu (Foto: Instagram)

Lajmet e rreme tashmë janë bërë mjaft të pranishme dhe thuajse për secilën figurë publike.

Derisa këngëtari Ermal Fejzullahu nuk ishte i pari që ka rënë pre e këtyre lajmeve, një i tillë është bërë edhe për shëndetin e tij.

U publikua kinse ai ka pësuar një sulm të rëndë, gjersa ka bërë të ketë edhe një reagim nga artisti.

Ermal Fejzullahu (Foto: Instagram)

Fejzullahu në një postim të publikuar në rrjete sociale theksoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka ndonjë problem.

“Nuk e di si nuk iu vjen turp portaleve të tilla. Turpi i botës. Jam shëndoshë e mirë faleminderit Zotit dhe nuk kam asnjë problem me shëndetin. Kjo është turp”, ka shkruar ai.

Të gjitha lajmet nga Ermal Fejzullahu
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ermal Fejzullahu

Më herët, lajme kësisoj u bënë edhe për këngëtarin Nysret Muqiqi e Teuta Selimin.


Ermali nga ana tjetër po vazhdon të jetë shumë aktiv me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version