Transmetuesi publik i Tanzanisë TBC, ka pezulluar nëntë punëtorë nga puna, pas publikimit të një reportazhi të rrejshëm ku thuhej se presidenti amerikan Donald Trump, ka vlerësuar punën e presidentit John Magufuli.
Artikulli u shfaq në një faqe internetit të quajtur Fox Channel, përcjell BBC.
Historia, e cila u transmetua javën e kaluar, thoshte se Trump e ka quajtur Magufulin një “hero afrikan” në krahasim me udhëheqësit e tjerë të cilët janë “duke bërë asgjë”.
Përmes një deklarate, TBC tha se nuk ishin ndjekur procedurat editoriale, transmeton KosovaPress.
E drejtori i Përgjithshëm i transmetuesit publik TBC Ayub Chacha, tha se stacioni do të duhej ta verifikonte informacionin para transmetimit.