Ditën e djeshme Jeta Osh Qef publikoi një foto të moderatores shqiptare Albana Osmani që gjatë garës në Maratonën e Tiranës u përball me një incident femëror.
Faqja sociale publikoi foton dhe u përball me reagime të ndryshme por ja ku vjen edhe reagimi i vetë Albanës me një mesazh të fuqishëm.
“Thonë që është FAT” dhe nuk e kam fjalën vetëm për numri 7. Paçin fat të gjitha vajzat”, shkruan moderatorja ndërsa publikon foton e prerë.
“Të pres në Paris po ndërkohë merri masat se kush rri merret me paparazzi se këtej nga Franca i qajnë këto lajmet me lot dmth , i shkruan Albanës një komentues.
Dhe replika e moderatores është pikërisht kjo “Andej do ishte çuar gjinia femërore në këmbë për në ‘presje fjale’ të tillë, diskutimi! Masat i marr unë po kur ndodh pa paralajmërim do përsërisësh me vete ‘Im blesed by God’ – (Jam e bekuar nga Zoti).