Melisa Lleshi u eliminua të premten (3 mars) nga Big Brother VIP Kosova.
Ajo gjatë qëndrimit në shtëpi është komentuar për disa ngjarje, gjersa ka qenë edhe e përfshirë në debate me banorët e tjerë.
Mes tyre, ajo pati një përplasje me reperin Stresi, ku në po atë ditë u publikuan në llogarinë zyrtare të reperit në Instagram disa biseda, në të cilat shihej se më parë i kishte shkruar Lleshi.
Sipas mesazheve, artistja kishte kërkuar ndihmë nga artisti shqiptar e po ashtu të kishin edhe bashkëpunime.
E irrituar nga këto veprime, Melisa bëri një reagim së fundmi në InstaStory, me anë të të cilit theksoi se ka kërkuar mundësi, por jo famë.
Shkrimi i plotë i Melisës:
“Hej nuk është e drejtë që për shkak se disa persona për momentin nuk e përdorin dot llogarinë e Intagramit të tyre sepse kanë nisur një rrugëtim, ju të shpifni për disa gjëra. Kini parasysh që kur ju mund të bëni screenshot-e personi tjetër gjithashtu e ka këtë mundësi dhe në fund unë nuk i bëj mesazhet unsend.
Jam një artiste e re që ka kërkuar dhe kërkon mundësi, por jo famë. E kam njohur këtë botë dhe e di që një pjesë duan të dalin sikur janë mbi të tjerë sikur të ishin duke fituar një kupë por unë s’jam e tillë. Le të mos bëjmë muhabete të tilla më se nuk dua të zgjatem për të tilla gjëra më shumë.
3 orë para se të filloja rrugëtimin tim të ri, një eksperiencë e paharrueshme. Mos e bëj më. Kam biseda akoma pa i bërë ti unsend dhe jo vetëm në Instagram. Nuk janë këto gjërat me të cilat duhet të merremi.
Në debat e sipër një fjalë e thënë më irritoi dhe mbrojta veten por nuk e zgjata si muhabet madje as nuk e hapa.
Thjesht me kaq e mbylli se e dimë të vërtetën.
Nuk eci në shpinë të askujt më beso, nuk jam ashtu njeriu, uroj ta kuptosh këtë gjë një ditë.
Respekt për të gjithë sinqerisht”. /Telegrafi/