Trajneri rus i gjarpërinjve e kishte vendosur një gjarpër rreth qafës së tij, në një shfaqje cirku.
Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjërat nuk kishin shkuar ashtu siç kishte paramenduar ai.
Se çfarë kishte ndodhur më pas tregon një video e publikuar në internet.
Siç edhe mund të shihet, zvarraniku e “rrëmben” atë dhe ai përfundimisht bie pa ndjenja.
Çfarë bie në sy gjithashtu është reagimi i publikut, i cili fillimisht menduan se është një lojë e tij.
Edhe pse publiku mendoi se ai ra në tokë, si pjesë e lojës së tij, shumë shpejt e kuptuan se ai po kërkonte ndihmë.
Në fund, siç thuhet më tej, kanë qenë kolegët e tij që nxituan drejt tij, e tërhoqën gjarprin dhe e dërguan atë në spital. /Telegrafi/