Është njëra prej artisteve më të pëlqyera shqiptare dhe jo më kot. Fjala është për Luana Vjollcën, e cila krahas muzikës, shquhet për dukjen dhe figurën e saj trupore.
Biondja nuk heziton që kohë pas kohe të ndajë imazhe dhe video të ndryshme me fansat e saj.
Këtë herë, këngëtarja Vjollca ka publikuar një video joshëse, në të cilën duket shumë në formë, teksa e krahason me realitetin përmes videos tjetër, ku shihet duke luajtur me top.
“Unë në Instagram dhe në jetën reale”, ka shkruar ndër të tjerash 27 vjeçarja.
Ndërkohë, nuk kanë munguar një numër i madh i pëlqimeve dhe komenteve nga ndjekësit e saj.
Përndryshe, ajo ka shijuar disa ditë të mira pushimi në Francë, pas një sërë bashkëpunimeve të suksesshme që solli këtë vit. /Telegrafi/