Telegrafi

Publikon video nga palestra, Bleona: Nuk kam ngrënë që një javë, por jam e fuqishme

Bleona Qereti/Foto: Instagram

Bleona Qereti dje (e diel), bëri të ditur se ka nënshkruar kontratë me kompaninë muzikore amerikane, “Taryn Brown Company”.

Kompania në fjalë merret me promovimin e artistëve si dhe me projekte të ndryshme muzikore, me ç’rast kjo kontratë pritet të bëjë bujë në karrierën e këngëtares shqiptare.

Lexo po ashtu Bleona Qereti nënshkruan kontratë me kompaninë amerikane “Taryn Brown Company”

E njëjta së fundmi në rrjetin social, Instagram, ka ndarë me fansat një video, gjersa tregon se nuk ka ngrënë ushqim që një javë.

“Nuk kam ngrënë që një javë, por jam e fuqishme”, ka shkruar krahas videos 40-vjeçarja.

Përdryshe, Bleona po vazhdon të jetë aktive edhe në muzikë, ku javë më parë ka sjell remiksin e këngës “Monster”, i cili u prit mjaft mirë prej publikut. /Telegrafi/