Site icon Telegrafi

Publikon video duke pushuar në shtëpi në kohën kur në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, kritikohet ashpër kryeministri japonez

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka nxitur reagime të ashpra të opinionit publik, pas publikimit të një video ku shihet duke pushuar në shtëpi në kohën kur qytetarët në mbarë vendin e tij po bëjnë të pamundurën që të punojnë nga shtëpia.

Në Twitter është publikuar videoja e Abes ku shihet duke lexuar, pinë çaj të nxehtë dhe shijon në maksimum shoqërinë e qenit të tij, derisa një muzikant performon live, transmeton Telegrafi.

“Nuk po mund t’i shohim miqtë dhe të dalim për një pije. Megjithatë, kjo mënyrë shpëton shumë jetë njerëzish dhe zvogëlon tollovinë në qendrat medicinale, ku stafi po ballafaqohet me probleme të mëdha. Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin”, ka porositur Abe.

Në kohën e pandemisë së coronavirusit, njerëzit në mbarë botën janë duke u munduar të punojnë nga shtëpia. Megjithatë, sipas të dhënave të qeverisë japoneze nga viti i kaluar, 80 për qind e kompanive në Japoni nuk kanë mundësi të punojnë nga larg (shtëpitë), shkruan CNN.

Abe edhe më herët kishte hasur në kritika të ashpra, kur pati deklaruar se qeveria do t’i ndajë nga dy maska për 50 milionë qytetarë, nga frika se vendit do të mund t’i mungojnë barnat në kohën kur po luftohet pandemia e COVID-19.

Në Japoni për shkak të coronavirusit më 7 prill është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, dhe si e tillë pritet të mbetet në fuqi për të paktën një muaj. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version