Site icon Telegrafi

Publikon pamjet e shtëpisë që donte ta shiste, të nesërmen vizitohet nga Policia (Foto)

Pronari i paemëruar i një shtëpie në Gloucestershire të Anglisë, është vizituar nga Policia, pasi e ka publikuar në internet fotografinë e kuzhinës ku shfaqet një armë zjarri.

Hetuesit e kanë bastisur shtëpinë, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, por kanë kuptuar se bëhet fjalë vetëm për një pushkë që shfrytëzohet për lojën paint-ball, transmeton Telegrafi.

Pamja e publikuar…

Ata e kanë detyruar pronarin t’i largojë imazhet e mëparshme dhe të postojë të tjera ku nuk shfaqet edhe ajo që duket si automatik.

Derisa forcat e rendit nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë, pronari që po e shet shtëpinë për 107 mijë euro, ka thënë se asgjë nuk ishte e qëllimshme. /Telegrafi/

Exit mobile version