Telegrafi

Publikon një moment të Beatrix duke qajtur, Oriola Marashi: Do të kalojë edhe kjo

Beatrix Ramosaj po vazhdon të jetë cak i medieve dhe të komentohet për çdo veprim brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo është përlotur sërish derisa flet për romancën me Donald Veshajn, duke thënë se ka kohë që nuk ka pasur dikë afër.

Ky moment është shkëputur dhe është ndarë në InstaStory të modeles Oriola Marashit, e cila edhe këtë herë ka vazhduar mbështetjen për miken e ngushtë.

Oriola Marashi (Foto: Instagram)

“Të dua zemër T. Do të kalojë edhe kjo”, kanë qenë fjalët e yllit të “Guess”.

Oriola ndërkohë që nga hyrja në BBV ka qëndruar gjithnjë pranë shoqes, duke e përgëzuar e duke e komentuar për çdo veprim.

Lexo po ashtu Oriola Marashi e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e Big Brother VIP

Ajo madje ishte një nga personat që e përkrahu në lidhje me njohjen ndaj Veshajt, teksa shtoi se është ‘gjithmonë me të’.


Në anën tjetër, modelja ditë më parë u bë e ditur se pranoi një ftesë për të qenë brenda shtëpisë, por që e refuzoi për shkak të angazhimeve jashtë trojeve shqiptare. /Telegrafi/