Telegrafi

Ndan një foto nga fëmijëria përkrah të atit dhe Getinjos, Mozzik: Ka qenë kohë e vështirë, por e bën më të mirë kur e sheh se deri ku kemi arritur

Foto: Instagram

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, është mjaft aktiv dhe ndan me fansat postime të ndryshme, përfshirë detaje nga karriera e jeta personale.

Ai së fundmi ka shpërndarë një shkrim prekës në InstaStory, një fotografi kur ishte fëmijë së bashku me të babanë dhe vëllanë e tij, reperin Getinjo.

Ai thekson se kanë kaluar kohë të vështira, por që tani është i lumtur për atë që ka arritur.

Mozzik (Foto: InstaStory)

Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të reperit (pa ndërhyrje):

“Kjo fotografi shpesh herë më gëzon e shpesh herë më mërzitë. Më gëzon fakti që patëm e kemi një baba të mrekullueshëm e të mirë e të edukuar, që kurrë në jetën e vet nuk diti të mendonte për vete para se të mendonte për ne.

Në gjendje të mbajë 3/4 lloj punësh që të rritemi shëndoshë e mirë. Kohë e vështirë ka qenë shumë. Por e bën më të mirë tani kur e sheh se nga ku e deri ku kemi arritur.

Ana tjetër që më mërzit është që sa shpejt ikin vitet, por shumë shpejt.

Babës tem kur jam me punë në Evropë ose në botë diku me koncerte i shkruaj bablok mbërrita a jeni mirë?

Baba: Shyqyr Zotit, ne jemi mirë kur ju jeni mirë gjithmonë. Andaj vlerësoni gjithmonë atë që keni, aq sa keni. Të jem i sinqertë baba im është idolli im.

Respekt, në foto baba, unë, Getoari!”. /Telegrafi/