Telegrafi

Publikon momente me fëmijët nga e kaluara, Arjola Demiri shfaq ndryshimin drastik në dukje

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, këtë vit ka qenë një nga emrat më të diskutuar.

Kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP, që i dha një famë të madhe pasi rrëfeu gjëra të ndryshme nga jeta dhe karriera profesionale.

Ish-aktorja e “O sa mirë” ka qenë e përfolur në faqet rozë herë pas here edhe për ndryshimin në pamje.

Foto: Screenshot/Instagram

E së fundmi 38-vjeçarja ka sjell disa momente nga e kaluara, ku shfaqet bashkë me fëmijët.

Lexo po ashtu Arjola Demiri: Femrat e forta është e vështirë t’i përballosh

Në setin fotografik të yllit nga Tropoja vërehet dukshëm transformimi që ka bërë ndër vite.

Foto: Screenshot/Instagram

“Asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm jemi rritur”, ka shkruar ajo.

E njëjta ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin, për të cilin ka zbuluar në BBV se si erdhi deri te ndarja e tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Arjola për momentin nuk është e përfshirë në ndonjë projekt. /Telegrafi/