Telegrafi

Publikohen imazhet e para të martesës së Arda Turanit

I propozoj martesë në ditëlindjen e një miku dhe gjatë fundjavës kurorëzuan lidhjen.

Arda Turan është martuar gjatë javës që po lëmë pas me të dashurën disavjeçare, Aslihan Dogan.

Futbollisti ka organizuar një ceremoni të thjeshtë pasi që nuk ka bërë dasmë shkaku i konfrontimit ushtarak mes ushtrisë turke dhe forcave kurde.

Dëshmitar i martesës së tyre ishte presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan si dhe bashkëshortja, Eminia.

Tashmë kanë rrjedhur fotografi dhe video të dasmës së çiftit të ri turk, i cili u martuar pas shumë polemikave dhe një ndarje disa mujore.

Theksojmë se në ditën më të lumtur të tyre ishte edhe sulmuesi i kombëtares turke, Burak Yilmaz.

Ndryshe, 31-vjeçarin skuadra e Barcelonës e ka huazuar te klubi turk, Basaksehir, i cili pozicionohet aktualisht ne vendin e tretë të Superligës së Turqisë. /Telegrafi/