Telegrafi

Publikon imazh provokues që në mëngjes, Anxhelina Hadërgjonaj thotë se rregullat nuk vlejnë për të

Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram

Këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj i ka të shpeshta postimet në rrjetet sociale.

Ajo është e ndjekur nga mijëra fansa, teksa shpesh ndan me ta fotografi të ndryshme nga përditshmëria ose aktivitetet e saj.

Së fundmi, Axhelina publikoi një fotografi mjaft tërheqëse në mëngjes, duke u shfaqur me një fustan të shkurtër prej lëkure.

Ajo ka theksuar linjat e saj trupore, në veçanti gjoksin e saj, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar diçka në lidhje me rregullat.

“Rregullat nuk vlejnë për të”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka marrë pëlqime dhe komplimente të shumta nga fansat për dukjen.

Pavarësisht aktivitetit në rrjetet sociale, Anxhelina ka kohë që nuk është produktive në muzikë. /Telegrafi/