Mashkulli 32-vjeçar ka krijuar një faqe interneti vizitorët e së cilës kanë mundur të shohin fotografitë e ish-dashurës të tij – sikur gjoja po ofronte shërbime seksuale dhe lojëra erotike, derisa ai ka publikuar edhe numrin e saj të telefonit.
Tridhjetedyvjeçari u ka dërguar letra kërcënimi si ish të dashurës së tij ashtu dhe prindërve të saj.
Ai është dënuar me dy vjet e katër muaj burgim për shkak të, siç qëndron në vendimin gjyqësor, shpifjeve, kërcënimeve dhe dhunës.