Site icon Telegrafi

Publikon fotografitë e para pas lindjes, Elita Rudi zbulon portretin e vajzës Bota

Foto: Instagram

Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, ditën e djeshme (e mërkurë) u bë nënë për herë të dytë.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të afërta me Telegrafin, ndërsa sot u bë një reagim në rrjete sociale.

Prezantuesja ka publikuar një postim pas lindjes, duke treguar se vajzën e ka pagëzuar me emrin Bota.

Elita Rudi (Foto: Instagram)

“Familja jonë u kompletua. Dje mbërriti mes nesh engjëlli jonë i vogël Bota Gjikolli. 03.03.2021. Një falënderim të veçantë për spitalin amerikan dhe të gjithë stafin që u përkujdesën për në. Mirënjohëse pa fund për shërbimet e ofruara”, ka shkruar Rudi.

Lexo po ashtu Elita Rudi bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një vajzë

Reagimet e fansave e miqve ishin të menjëhershme, duke e uruar fëmijën e dytë të çiftit Gjikolli.

Elita dhe Gjiko përndryshe janë prindër edhe të një djali të quajtur, Zëri. /Telegrafi/

Exit mobile version