Telegrafi

Publikon fotografi me të atin, Keisi Medini: Gjithmonë bashkë kundër gjithë botës

Nuk ka dyshim se në këtë Big Brother VIP Albania një personazh mjaft i komentuar ka qenë edhe Keisi Medini.

Këngëtarja, e cila u bë pjesë e edicionit të dytë të këtij formati, ka bërë zhurmë të madhe.

Kjo pasi nisi një njohje me banorin Kristi Aliaj, më pas ndërpreu lidhjen pas hyrjes së babait të saj e më pas edhe për raportin me Lorenc Hasramën.

Foto: Screenshot/Instagram

Rifutja e Sabianit në BBVA 2 shkaktoi polemika të shumta, e madje u tha se kishte synim të dërgonte një mesazh te vajza e tij për marrëdhënien që filloi me Kristin.

Lexo po ashtu Keisi pas daljes nga shtëpia: Dëgjoj që nuk dhashë asgjë brenda, por mesa shoh qenka bërë telenovelë hyrja ime në BBV 2

Artistja shqiptare kësaj radhe pas daljes nga shtëpia ka shpërndarë një imazh me të atin, duke treguar se do të jenë bashkë gjithmonë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Gjithmonë bashkë kundër gjithë botës, gjysma ime”, ka shkruar ajo.

Keisi përndryshe u largua nga Big Brother javën e kaluar pas disa javësh qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/