Nuk ka dyshim se në këtë Big Brother VIP Albania një personazh mjaft i komentuar ka qenë edhe Keisi Medini.
Këngëtarja, e cila u bë pjesë e edicionit të dytë të këtij formati, ka bërë zhurmë të madhe.
Kjo pasi nisi një njohje me banorin Kristi Aliaj, më pas ndërpreu lidhjen pas hyrjes së babait të saj e më pas edhe për raportin me Lorenc Hasramën.
Rifutja e Sabianit në BBVA 2 shkaktoi polemika të shumta, e madje u tha se kishte synim të dërgonte një mesazh te vajza e tij për marrëdhënien që filloi me Kristin.
Artistja shqiptare kësaj radhe pas daljes nga shtëpia ka shpërndarë një imazh me të atin, duke treguar se do të jenë bashkë gjithmonë.
“Gjithmonë bashkë kundër gjithë botës, gjysma ime”, ka shkruar ajo.
Keisi përndryshe u largua nga Big Brother javën e kaluar pas disa javësh qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/