Telegrafi

Publikon fotografi nga makina përkrah të dashurit, Dafina Zeqiri: Kjo dashuri e madhe e jona

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, prej disa vitesh është në një lidhje dashurie me DJ Geek.

Çifti, të cilët janë në çdo moment së bashku, vazhdojnë të jenë edhe partnerë në sferën profesionale.

Ata duket se janë në përgatitje të një videoklipi të ri, nga i cili edhe kanë ndarë pamje të reja.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Dyshja shfaqen së bashku në një makinë portokalli teksa artistja ka marrë disa puthje nga Geek.

“Kjo dashuri e madhe e jona”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit ku mblodhi mijëra pëlqime.

Lexo po ashtu DJ Geek prezanton ‘intro’-n e albumit të ri, sonte publikon këngën “Love Of Mine”

DJ Geek në fund të muajit dhjetor solli këngën e re “Love of mine” me protagoniste partneren e tij.

Ai ka nisur punën për një album të shkurtër që do të lansohet i plotë së shpejti.

Dafina nga ana tjetër këto ditë do të sjellë këngën e re “Më fal” në duet me reperin Majk. /Telegrafi/