Telegrafi

Publikoi video të rrezikshme nga lartësitë, familjarët të shqetësuar për shëndetin mendor të vajzës së Michael Jacskon

Paris Jackson (Foto: Getty Images)

Vajza e këngëtarit të famshëm, Michael Jackson, Paris,  jo pak herë është bërë temë e mediave.

Muajin e kaluar ajo u fotografua duke u puthur me modelen Cara Delevigne, me çka edhe konfirmuan romancën e tyre.

Lexo po ashtu Paris Jackson dhe Cara Delevingne konfirmojnë romancën e tyre me një puthje pasionante

Së fundmi, ajo ka marrë vëmendjen me një video të rrezikshme të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej në një ndërtesë të lartë, duke u munduar të ecë në skajet e saj.

Përgjatë videos, ajo ka rrezikuar disa herë që të bie.

Të shqetësuar kanë ngelur familjarët e Parisit, të cilët kanë hedhur dyshimet e tyre edhe për shëndetin e saj mendor.

Megjithatë, Jackson thotë se është mirë, teksa u bëri thirrje familjarëve të saj për mos kontaktimin, pasi gjendja e saj është stabile.

“Pra, unë mendoj që anëtarët e familjes që po përfliten edhe në shtyp thonë se janë të shqetësuar për mua, kur ishte hera e fundit që më telefonuat mua? Gjithsesi…”, kishte thënë ajo.

Paris Jackson (Foto: Getty Images)

“Princi (vëllai i madh i Jacksonit) nuk është i shqetësuar. Pse? Sepse Princi dhe unë flasim gjatë gjithë kohës”.

Jackson përfundoi videon duke përsëritur kërkesën e saj: “Nëse jeni të shqetësuar për mua, atëherë më telefononi”.

Të shqetësuar nga videoja e saj e rrezikshme kanë ngelur edhe fansat e saj të shumtë, të cilët kanë reaguar me komente në rrjetet sociale. /Telegrafi/