Rusia ka bllokuar faqen e pavarur “Readovka”, pasi publikoi një hulumtim mbi pasurinë e dyshuar të deputeti të Dumës ruse.
Vendimi vjen në mesin e disa goditjeve kundër medieve të pavarura ruse, si faqja e lajmeve “Meduza” dhe transmetuesi online “Dozhd” të etiketuar si “agjentë të huaj”.
“Faqja e internetit ‘Readovka’ është shtuar në regjistrin e ueb-faqeve të ndaluara”, thuhet në deklaratën e Bordit redaktues të kësaj medie.
Sipas tyre, vendimi ishte i lidhur me një betejë të gjatë ligjore me deputetin e Dumës, Dmitry Sablin.
Sablin, një anëtar i partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” që drejtohet nga presidenti Vladimir Putin, kishte paditur më parë median në lidhje me artikujt që pretendonin se ai zotëronte fshehurazi një jaht të padeklaruar dhe aksione në një fermë së bashku me guvernatorin rajonal të Moskës.
“Në Rusinë moderne, edhe respektimi i të gjitha kërkesave nuk garanton siguri për mediet”, vijon deklarata.
Media njofton se do ta apelojë vendimin. Ndërkohë, ueb-faqja ka kaluar në një domen të ri, i cili mbetet i qasshëm në Rusi. /Telegrafi/