Site icon Telegrafi

Publikoi pamjet e kamerave të sigurisë duke u “orvatur” me plaçkitësin e armatosur, punonjësja e restorantit në Illinois suspendohet

Punonjësja e një restoranti në Illinois nuk u tremb, kur një person i armatosur u fut brenda për të kryer plaçkitje – ajo madje arrin t’ia rrëmbej revolen dhe ta detyrojë të largohet nga lokali.

Araceli Sotelo u kap nga kamerat e sigurisë duke u “orvatur” me plaçkitësin, i cili pasi e kupton se nuk mund t’ia arrij qëllimit i kërkon t’ia kthej revolen, transmeton Telegrafi.

“Ai më drejtoi revolen dhe kjo më nervozoi. Më tha që t’ia jap të gjitha paratë para se të lëndojë. Ai ishte më i vogël se unë, kështu shfrytëzoja këtë përparësi”, tha Sotelo për mediat lokale.

Por, kur Sotelo publikoi pamjet e kamerave në TikTok ku mori mbi 9 milionë shikime, të nesërmen ajo u suspendua nga puna. Madje i është kërkuar që të gjitha videot t’i shlyej përndryshe do të ballafaqohet me drejtësinë.

Arsyeja për krejt këtë ishte se pronarët e lokalit nuk dëshiron që “dikush të di për këtë rast”, dhe se ajo ishte sulmuar derisa ishte vetëm në lokal. /Telegrafi/

Exit mobile version