Telegrafi

Publikoi imazhe me arushin e lidhur për qafe, fansat ‘e kryqëzojnë’ reperin (Foto)

Një lumë komentesh plot kritika kanë vërshuar teksa kanë parë foton më të fundit të postuar nga reperi Mozzik.

Fansat e reperit e kanë ‘kryqëzuar atë, teksa ai është shfaqur në oborrin e një vile, por që mban të lidhur një këlysh ariu.

Keqtrajtimi i kafshëve është një temë shumë e nxehtë në vendin tonë, ndaj të shumta kanë qenë ata që kanë shfryrë plot inat kundrejt reperit, transmeton Telegrafi.

“N’Kuks” titullohet kënga e tij më e re e punuar nga dyshja e famshme Zzap dhe Chriss, ndërsa për tekstin është kujdesur vet reperi.

Se cila do të jetë “çmenduria” e radhës së Mozzikut në klipin e ri, mbetet të shihet të shtunën. /Telegrafi/