Site icon Telegrafi

Publikoi fotografitë nudo të aktores Jennifer Lawrence, dënohet me tetë muaj burg hakeri

Foto: Getty Images

George Garofano është hakeri i cili hyri në më shumë se 200 llogari iCloud të yjeve të Hollywoodit.

Nga kjo gjë, ai kishte arritur që të siguronte fotografi të sikletshme të yjeve, dhe t’i publikonte ato në rrjetet sociale.

Njëra ndër viktimat ishte edhe aktorja Jennifer Lawrence, së cilës 26-vjeçari ia kishte shpërndarë disa fotografi nudo në vitin 2014.

Jennifer Lawrence (Foto: Getty Images)

Konektikati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka dënuar George Garofanon me plot tetë muaj burg për veprën në fjalë.

Pas daljes nga burgu, ai do të jetë për tri3 vite në liri të mbikëqyrur dhe do të bëjë 60 orë punë për komunitetin.

Foto: Getty Images

Të dëmtuara nga i njëjti person kanë ngelru edhe yjet tjerë të famshëm si Kirsten Dunst dhe Kate Upton. /Telegrafi/

Kate Upton (Foto: Getty Images)

 

Kirsten Dunst (Foto: Getty Images)
Exit mobile version