Personi i armatosur që u përpoq të vriste ish-presidentin amerikan, Donald Trump, fluturoi një dron mbi vendin e tubimit në Pensilvani disa orë më parë.
Është e zakonshme që Shërbimi Sekret të ndalojë pajisjet në zonat që po sigurojnë – por nuk është e qartë nëse kjo ka ndodhur përpara tubimit të Trumpit.
Ish-presidenti, i cili shpreson të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA, konfirmoi se u godit nga një plumb në veshin e djathtë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
I vdekur mbeti një mbështetës nga audienca, Corey Comeperatore, dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Për vdekje u qëllua edhe autori i armatosur, 20 vjeçari Thomas Crooks.
Siç raportohet, Crooks fluturoi një dron me kamerë DJI mbi vendin e tubimit disa orë përpara se Trump të fliste, duke e lejuar atë të kishte një pamje nga lart që mund ta ketë ndihmuar atë të planifikonte sulmin e tij.
Është e paqartë se si hetuesit mësuan për fluturimin me dron, por dronët shpesh lënë gjurmë elektronike të shtigjeve të tyre të fluturimit. /Telegrafi/