Në një video të siguruar nga DailyMailTV, shfaqet Michael Jackson duke u pyetur drejtpërdrejt nëse është pedofil.
Në videon e xhiruar në vitin 1996, Mbreti i muzikës pop është pyetur nga avokatët në lidhje me akuzat për abuzim seksual të fëmijëve, ndërsa besohet se kjo është hera e vetme në jetën e tij që ai është pyetur për këtë çështje.
Në xhirimin e 1 marsit të vitit 1996, ikona muzikës, i cili asokohe ishte 37 vjeçar, duket i emocionuar, qeshet dhe bën shaka në lidhje me pyetjet se i ka ngacmuar fëmijët.
Kjo video ka dalë në dritë pas publikimit të një dokumentari që u shfaq në Festivalin e Filmit Sundance, ky Wade Robson dhe James Safechuck kanë thënë se këngëtari i ka keqtrajtuar seksualisht në rançin e tij, Neverland.
Në filmin e titulluar “Leaving Neverland”, ata japin detaje se si Jackson i kishte rregulluar para se të kryente marrëdhënie seksuale.
Në videon e re, Michael fillon të qeshet menjëherë pasi e pyesin në lidhje me ngacmimet e fëmijëve, Macaulay Culkin, Jordan Chandler dhe Brett Barnes, të cilit ishin vizitorë të rregullt në Neverland.
Asokohe, këngëtari ishte akuzuar nga pesë të punësuar në rançin e tij për ngacmim seksual të fëmijëve. Ndërsa në pyetjet e avokatëve, ai nuk ndihet komod në ulësen e tij.
Ky është xhirimi i vetëm, ku Jackson pyetet para kamerës për akuzat për pedofili – ndërsa reagimi i tij është etiketuar si bizar.
Këngëtari u ka dhënë miliona dollarë familjeve të fëmijëve që të mos dëshmojnë kundër tij në gjykatë, ashtu që asnjëherë nuk është dënuar për akuzat e pretenduara.
Në videon e publikuar, Jackson e ka krahasuar veten me Jezu Krishtin dhe ka thënë se është keqinterpretuar.
Avokati i Prokurorisë e pyet këngëtarin: “Z. Jackson a je akuzuar ndonjëherë se e ke ngacmuar seksualisht Brett Barnesin?”, ndërsa Michael duket i befasuar, i mbyll sytë dhe e mbulon fytyrën, para se të qeshë në mënyrë të çuditshme.
Më pas, ai është pyetur edhe për ngacmimin eventual të Macaulay, ndërsa reagimi i tij ka qenë sërish i çuditshëm. Dhe në asnjë çast nuk është përgjigjur lidhur me akuzat ndaj. /Telegrafi/