Site icon Telegrafi

Publikohet videoja, momenti i vrasjes së djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë

Euronews Albania ka siguruar pamjet e momentit të atentatit ndaj Klaudio Prendi, djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi një ditë më parë në Tiranë.

Në pamje duket 28-vjeçari i cili del nga një lokal në zonën e dhe hipën në automjetin e tij tip G-Class, kur një automjet i afrohet paralel në krah të kundërt dhe në drejtim të tij qëllohet me 7 plumba.

Miqtë e të riut dalin menjëherë nga lokali sapo e kuptojnë çfarë kishte ndodhur dhe e transportojnë të riun me automjetin e tij në spital.

Ish-gjyqtari Fran Prendi i pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore për ekzekutimin e të birit është shprehur se nuk kishte dijeni për konfliktet e 27-vjeçarit apo dyshime të tjera

Sipas hetimeve ka rezultuar se i riu ka pasur një konflikt disa ditë më parë me disa persona për çështje borxhi. /Telegrafi/

Exit mobile version