Site icon Telegrafi

Publikohet videoja ku luftëtari amerikan i MMA-së nokauton një burrë brenda një kafiterie

Një luftëtar profesionist i arteve të përziera marciale Joe Schilling, është filmuar duke nokautuar një burrë brenda një kafiterie.

E sikur kjo të mos mjaftonte, ishte pikërisht vetë Schilling që e postoi videon në llogarinë e tij në rrjetin social, duke pretenduar se incidenti kishte ndodhur në “vetëmbrojtje” nga frika se viktima mund t’ia rrezikoj jetën, transmeton Telegrafi.

Në video shihen Schilling duke shtyrë një burrë që ishte pranë tij derisa po tentonte të kalonte pranë tij. E mjaftoi një përplasje e shkurtër verbale, që ai të reagojë menjëherë.

E nokautoi pa u menduar dy herë dhe viktima ra pa vetëdije në tokë. Ky veprim nxiti reagime të ashpra të ndjekësve të tij që e kritikuan ashpër veprimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version