Telegrafi

Publikohet videoja e sulmuesit duke thënë se i urren Republikanët dhe Trumpin

Një video e postuar në rrjetet sociale, pretendohet se shfaqin Thomas Matthew Crooks, 20-vjeçarin e akuzuar për tentimvrasje të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë videos ai e thotë haptazi se urren Republikanët dhe Donald Trumpin, kurse videoja besohet të jetë realizuar para sulmi.

“Emri im është Thomas Matthew Crooks. Urrej Republikanët dhe e urrej Trumpin. Dhe e dini çfarë, keni njeriun e gabuar”, thotë Crooks në video, transmeton Telegrafi.

Crooks ishte neutralizuar nga agjentët e Shërbimit Sekret gjatë shkëmbimit të zjarrit, kurse në këtë sulm ka mbetur i vrarë një mbështetës i Trumpit si dhe dy tjerë janë plagosur dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Lexo po ashtu Publikohen momentet e fundit të sulmuesit, para se të qëllohej nga agjentët e Shërbimit Sekret

E FBI ka konfirmuar se ky sulm po cilësohet si tentimvrasje, duke mos dhënë detaje lidhur me motivin që mund të ketë çuar deri te ky veprim.

Në anën tjetër, Trump ishte qëlluar me plumb në pjesën e sipërme të veshit të djathtë, ku agjentët kanë ndërhyrë menjëherë për ta larguar.

Më vonë është lajmëruar se është mirë dhe se ishte goditur me plumb në vesh, që për fat të mirë nuk i ka shkaktuar edhe aq lëndime të rënda. /Telegrafi/