Kamerat kurth kanë filmuar rrëqebullin e Ballkanit në Malin e Munellës.
Këto pamje të rralla janë realizuar në rajonin Pukë-Mirditë, nga Qendra e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA.
Në këto video është filmuar momenti kur rrëqebulli thërret për t’u çiftëzuar, gërvisht veshët dhe duket të jetë i qetë e i gëzuar.