Një video rrëqethëse e publikuar nga New York Post, shfaq autorin e sulmit masiv në shkollën fillore Rob, Salvador Ramos, i cili qeshet derisa mban një qese të najlonit me mace të ngordhura që janë mbuluar në gjak.
18-vjeçari buzëqesh në video derisa qëndron i ulur në veturën e një miku, dhe mban në dorë një qese të plastikës me të paktën dy mace të ngordhura, transmeton Telegrafi.
Ramos është qëlluar për vdekje nga autoritetet të martën, pasi vrau 19 nxënës dhe dy mësuese në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit.
Policia ka njoftuar se ai fillimisht kishte qëlluar me armë në fytyrë gjyshen e tij, duke e plagosur rëndë, dhe më pas ishte nisur për në shkollë për të kryer masakrën.
Ai njihej si një djalë që kënaqej duke torturuar macet dhe ata bashkëmoshatarë, që e përqeshnin për shkak të gjendjes së rëndë financiare. /Telegrafi/